Vrasje makabër në Greqi/ 23-vjeçari shqiptar ekzekutoi të dashurën dhe trupin e saj e fshehu në frigorifer

Informacione të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e barmenes 19 vjeçare shqiptare nga i dashuri i saj në Pire. Mediat greke raportojnë se në orët e para të mëngjesit çifti nga Shqipëria ishin duke u kthyer nga puna, por rrugës kanë nisur sërish përleshjet.

I riu, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19-vjeçarja ishte në divan, e ka qëlluar një herë në kokë. Më pas, e ka fshehur armën në frigorifer dhe ka shkuar në komisariat. “Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren në banesë.”, ka thënë ai në polici.

Sipas informacioneve, 24-vjeçari ishte i fiksuar dhe çmendurisht xheloz për partneren e tij. Vrasësi punonte në një lokal në Troumba dhe 19-vjeçari punonte në një lokal nate në Kallithea.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *