Sporti në zi, ndërron jetë lojtari i përfaqësueseve të moshave të Kosovës

Sporti në zi. Ka ndërruar jetë ditën e sotme futbollisti i përfaqësueseve të moshave të Kosovës dhe lojtari i Trepça 89’, Erion Kajtazi. Federata e Futbollit dardan ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se Kajtazi pësoi atak kardiak gjatë një ndeshje të luajtur sot.

“Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak”, – Shkruan FFK.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *