Videoja e gjyqtares me këngën e tij u bë virale në rrjet, reagon reperi Don Xhoni

Ditën e djeshme kryegjykatësja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani ishte në qendër të mediave. Kjo për faktin, se asaj iu bënë publike një sërë videosh, ku shihej teksa dëgjonte muzikë e sfilonte në ambientet e brendshme të gjykatës, e ato, i publikonte më pas në rrjetin social “Tik Tok”.

Në njërën prej videove, Enkeleda Kapedani, shfaqet duke dëgjuar këngën “Maffia” të reperit të njohur Don Xhoni. Kështu, pas gjithë këtyre lajmeve ka reaguar edhe Don Xhoni.

Ai ka publikuar një video të gjyqatres Kapedani, shoqëruar me një emoji që mendohet. Më pas reperi publikoi një video të tij dhe përkrah saj ka shkroi:

“Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.

Image

Image

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *