Rama mesazh Vuçiçit: Katastrofike për ty nëse nuk vjen

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë për Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili më herët u shpreh se nuk do të marrë pjesë në Samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Sipas Ramës marrja pjesë është e vetmja rrugë që ka Vuçiç, pasi në të kundërt do të ishte katastrofike për të dhe për Serbinë.

Rama theksoi se i vetmi që nuk do të jetë pjesë është kryeministri i Spanjës për shkak se vendi i tij ka ditën e Kushtetutës.

“Vetëm kryeministri i Spanjës nuk do të jetë. Më ka çuar një sqarim me anë të një letre. Spanja ka ditën e Kushtetutës, dhe është ditë me rëndësi shumë të madhe. I dini dhe tensionet e brendshme në Spanjë. Letra e tij është mbështetëse dhe e mjaftueshëm për pamundësinë e pjesëmarrjes. Të tjerët do të jenë të pranishëm.” tha Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *