Vdekja e elektriçistit në Gjirokastër, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSHEE-së

Numri i rasteve të aksidenteve në punë duket se është në rritje të vazhdueshme, duke krijuar një situatë problematike, e cila kërkon marrjen e masave ligjore dhe administrative për të parandaluar shkaktimin e tyre. Ditën e djeshme dy elektriçistë të OSHEE-së kanë mbetur të plagosur si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë të vjetër në lagjen “Gërhot”. Fatkeqësisht njëri prej tyre, Gëzim Çabej humbi jetën si pasojë e plagëve të renda.

Sot burimet policore bëjnë me dije se kanë arrestuar drejtuesin e punimeve të OSSHE-së në Gjirokastër me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Gjithashtu nën hetim është edhe një operator i OSSHEE-sw në Gjirokastër, pasi dyshohet se falsifikoi dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë.

Siguria dhe shëndeti në vendin e punës është një komponent i rëndësishëm i mbrojtjes sociale të punëmarrësve, por në praktikë rezulton që kemi një mos funksionim të këtij detyrimi. Pavarësisht se numri i të aksidentuarve në punë është i lartë, pasi nuk pajisen me mjetet e nevojshme të profesionit,  numri i procedimeve penale dhe masave administrative të ndërmarra ndaj punëdhënësve tregtare është i papërfillshëm.

Njoftimi:

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH-së, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, si dhe procedohet një operator i dispeçerisë së OSSH-së Gjirokastër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Sh. O., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të ngritur nga OSSH Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit G. C dhe A. T. Shtetasi G.C, ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë operator i OSSH Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *