Xhaka nuk gjobitet, FIFA pranon gjetjen inteligjente të shqiptarit

Është diskutuar gjatë festimi i Granit Xhakës në fundin e ndeshjes me bluzën “Jashari” pas fitores me Serbinë, ku u aludua madje edhe për një hetim nga ana e FIFA-s, por është vetë organi më i lartë i futbollit botëror që pranon gjetjen inteligjente të shqiptarit!

Granit Xhaka kishte menduar një zgjedhje inteligjente për të goditur sërish serbët dhe për të kujtuar familjen legjendare Jashari nëpërmjet fanellës së shokut të ekipit.

Pavarësisht dyshimeve, askush nuk mund ta dënojë dot, as Xhakën dhe as Jasharin. “The Sun” shkruan se FIFA ka pranuar arsyetimin e Xhakës pas ndeshjes se ishte një premtim i dhënë për shokun e ekipit te Zvicra se do të vishte fanellën e tij nëse do të fitonte.

Kështu që FIFA nuk mund ta dënojë për këtë. Serbët e quajtën provokim, por ndryshe nga katër vjet më parë teksa Graniti dhe Shaqiri u gjobitën, kësaj here shqiptarët janë treguar të zgjuar, përveçse kanë përcjellë mesazhe të forta me gjetjet e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *