E rëndë/ Vajza 9-vjeçare rrëzohet nga ballkoni i shtëpisë në Tiranë

Ditën e sotme një 9-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin “Migjeni”, në Tiranë dhe e mitura po dërgohet me urgjencë në spital për të marrë ndihmë e mjekësore. Policia nuk jep shumë detaje për gjendjen e saj shëndetësore.

Ende nuk dihet se ku mund të kenë qenë prindërit e të miturës në ato momente. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga informacionet e para të policisë ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *