Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka falënderuar pjesëmarrësit në “Primaret” e PD-së për qarkun e Gjirokastrës dhe ka bërë të ditur emrat fitues.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Shehu shprehet i bindur për kontributin e tyre të çmuar në periudhën që vjen më pas.
Postimi i Shehut:
Të dashur miq!
Dëshiroj të falenderoj degët e PD të Qarkut të Gjirokastrës për organizimin e përfundimin e Primareve në atë qark.
Falenderoj gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit në këto Primare, që me votën e tyre përcaktuan kandidatët e PD për kryetar të atyre Bashkive.
Falenderoj tashmë kandidatët e përcaktuar për zgjedhjet e 14 Majit duke u uruar vetëm fitore.
Falenderoj dhe të gjithë kandidatet e tjerë, duke i vlerësuar thellësisht e qenë i bindur në kontributin e tyre të çmuar në periudhën që vjen.
Kandidatët e zgjedhur janë:
Gjirokastër: Dorian Lani
Libohovë: Adil Xhelili
Përmet: Edmond Komino
Tepelenë: Baftjar Imeri
Memaliaj: Albert Malaj
Kelcyre: Arjan Kasaj
Urimet më të mira!
Fitore!