Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë detaje se si do të futën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për protestën, duke qenë se policia ua ka ndaluar.
Në një prononcim për mediat, Berisha tha se Bulevardi nuk ka asnjë të përbashkët me zonën e sigurisë, duke theksuar se ai është i qytetarëve. Më tej ai ka shtuar se protestuesit duhet të kenë parasysh se siguria e liderëve evropianë nuk mund të vihet në rrezik.
Pyetje: Si do të futeni ju në Bulevard, ndërkohë që ai do të jetë i rrethuar nga efektivët e policisë?
Berisha: Bulevardi nuk ka asnjë të përbashkët me zonën e sigurisë. Zona e sigurisë ekziston por jo aty ku thotë Rama. Atë e ka zënë frika semos protestuesit do t’i hyjnë në kryeministri dhe ta damkosin para të huajve. Bulevardi është i protestuese. Naturalisht që protesuesit kanë diçka parasysh, siguria e miqve nuk mund të vihet absolutisht në rrezik.