Tre luanët ‘kafshojnë’ 3 herë Senegalin, Anglia sfidon Francën në çerekfinale

Përfundon ndeshja e dytë e raundit të 1/8 të Kupës së Botës. Pas Francës që siguroi kualifikimin në çerekfinale duke mundur Poloninë 3-1, tashmë është Anglia që ka prerë biletën.

“3 luanët” kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Senegalin. Skuadra e drejtuar nga Garet Sauthgejt zhbllokoi ndeshjen në minutën e 39. Aksion i shpejtë i anglezëve në krahun e majtë, Bellingam gjeti hapësirën me një asist perfekt për Henderson, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Anglia dyfishoi shifrat. Bellingam nisi një kundërsulm tjetër, ku gjeti Foden në të majtë. Ai i dha topin Herri Kejnit dhe sulmuesi nuk gaboi.

Në minutën e 57, britanikët ndëshkuan përsëri “Luanët e Terangës” në çdo hapësirë në kundërsulm. Foden shpërtheu në krahun e majtë dhe pasoi për Sakan, i cili nuk gaboi dhe vulosi fatin përfundimtar të ndeshjes.

Në fazën çerekfinale, Anglia do të përballet me Francën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *