Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas përfundimit thuajse të gjithë procesit të Primareve, u pyet edhe lidhur me zërat dhe akuzat se në lista ka pasur socialistë.
Berisha tha se “dorën në zjarr nuk e vë” por, shtoi se edhe nëse ka pasur kjo nuk ndikon në proces.
“Së pari në mënyrë absolute nuk ka pasur asnjë kandidat të mbështetur nga Berisha as dhe kryesia e PD. Se çfarë kanë kuptuar me paracaktim ata rivalë, unë nuk e di. Natyrisht ky komision ka bërë një punë të jashtëzakonshme me verifikimet e ankesave për listat. A ka pasur socialistë në ato lista? Unë dorën në zjarr nuk e vë.
Të marrim dy aspekte, së pari kandidati apo kandidatja mund të ketë miq socialist, i fton, por të jem i sinqertë, edhe e votojnë, votojnë në PD por dhe në zgjedhje të përgjithshme, unë të paktën di raste. Por a kanë qenë problem këto raste? Jo nuk kanë qenë. Kjo nuk ndikon në proces”, tha Berisha.