Korçë/ Kapet duke transportuar 27 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi u kap duke drejtuar një mjet ku në karrocerinë e kamufluar, u gjetën 27 emigrantë, të cilëve ky shtetas u kishte premtuar se kundrejt fitimit, do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Gëzim Dulla. Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit policor të koduar “Midnight”.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Midnight 3”, për parandalimin dhe goditjen e transportimit të emigrantëve, kundrejt shumave monetare, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë.

Kishte përshtatur karrocerinë e automjetit, për transportimin e 27 emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Midnight”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, goditën një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– G. D., 29 vjeç, banues në Durrës.

Në Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin tip kamionçinë, të drejtuar nga 29-vjeçari. Në karrocerinë e kamufluar të këtij automjeti, u gjetën 27 emigrantë, të cilëve ky shtetas u kishte premtuar se kundrejt fitimit, do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *