Dje Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për Primaret, nga ku do të dalin dhe kandidatët për kryetarë bashkie për zgjedhjet e 14 majit të 2023-shit. Teksa disa bashki kanë shpallur rezultatet finale, e gjithë vëmendja është përqendruar në Tiranë, atje ku ka një balotazh mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit, nga 7 kandidatë që ishin në garë. Siç përcakton rregullorja për Primaret, fitues shpallet kandidati që siguron 50+1 të votave, ndaj dhe nuk ka ende një fitues.
Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve do të vendosë datën se kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme për ato bashki që kanë dalë në balotazh. Ende nuk bëhet e ditur se kur do të jetë data kur do të mbahet procesi për rezultatet që kanë dalë në balotazh. Po ashtu në Dibër, Mirditë, Librazhd, Fushë-Krujë ka balotazh mes kandidatëve.
Ndërkohë, kandidatët për kryetar bashkie janë konfirmuar në disa rrethe, siç është Igli Cara në Durrës, apo dhe në Berat, Zija Ismaili.
Kujtojmë se data 6 mars është afati i fundit kur partitë politike të regjistrohen në KQZ dhe në 27 mars është afati final për regjistrimin e kandidatëve që do garojnë për kryetar bashkie.