Berisha thirrje qytetarëve: Të bëjmë gjithçka për të mbushur bulevardin e Tiranës, detyrim moral

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat tha se kryeministri Edi Rama është një kryeministër i korruptuar dhe se nesër në Samitin e BE duhet t’i tregojnë liderëve europiane se po qëndron në karrigen e tij, mbi vota të vjedhura të shqiptarëve.

Pjesë nga fjala:

“T’i dëshmojmë lidershpit europian që në atë Samit e ka pushtetin të ngritur mbi dhunimi e vetës së shqiptarëve, drogën, trafiqet mbi narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri. E ka karrigen e tij të ngritur mbi vjedhje të paimagjinueshme për një vend europian. Ai aty ulet si kryeministri i Shqipërisë, por gjithashtu edhe si hajduti i Shqipërisë. Hajduti i parë i Shipërisë do të jetë Edi Rama në atë Samit. Kjo është e vërteta. Ju shqiptarë i dilni zot në mënyrën më të vendosur këtij vendi dhe këtij kombi në rrezik ekzistencial. Jemi në rrezik me një person si ky në karrigen e kryeministrin, të paktën t’ja përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit europian dhe atij botëror. Nëse është dita e shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është tokë e bekuar dhe se mund të begatojë kombin me kushtin që të ketë një qeverisje të palidhur me krimin. Ju keni konstatuar se si këta bosë të mafies shqiptare, Ballkanit, europiane janë tronditur nga vendosmëria e opozitës për të dalë në protestës. këta përpiqen të përdorin Samitin për të mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Edi Rama është njeriu që me dhunimin e votës dhe lidhjet e krimin dhe vjedhjet e papërmbajtura ka shndërruar shqiptarët në njerëz të varkave.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *