Ndërsa pak ditë më parë u shpreh se nuk do të marrë pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet nesër në Tiranë, sot Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka pohuar se do të jetë prezent.
Sipas mediave serbe, ai ka deklaruar se nëse nuk do të merrte pjesë, do të kishte pasoja për vendin e tij.
“Ndonjëherë thjeshtë pushtohesh nga emocione, nuk di çfarë të bësh më kur dikush prodhon kriza prej muajsh… Pjesëmarrja në Samit në Tiranë do të ketë shumë gjëra të mira për qytetarët tanë. Shumë gjëra të mira janë rrugës. Nuk jam i sigurt, por patjetër do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të kishte një dëm të madh për vendin tonë”, ka thënë ai.