Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka habitur me veprimin e tijmbërritur në Kuvend me një thes. Sula është futur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë me një thes të mbushur me ullinj dhe një degë ulliri, për të treguar se prodhimi këtë vit u ka ngelur pa shitur fermerëve.
Momenti që deputeti ka hapur thesin sigurisht që ka shkaktuar edhe të qeshura tek gazetarët e pranishëm, të cilët nuk hezituan t’i drejtonin mikrofonin.