Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është mjaft aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.
Ka disa kohë që Klea nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor, pasi është përkushtuar më shumë në projekte të tjera të saj. Së fundmi, Klea Huta dhe partneri i saj, Elgit Doda me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ kanë ngritur dyshimet se së shpejti mund të publikojnë një bashkëpunim muzikor, i cili do të ishte dhe i pasi mes tyre.
Mesa duket kjo është e vërtetë dhe këtë e ka pranuar vetë Klea me një “Ask” të publikuar vetëm pak më parë, ku ka shkruar se të dy do të publikojnë këngën e tyre të re.