Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira është shtatzënë dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të parë. Ajo poston vazhdimisht foto dhe video në rrjetet sociale, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Mirëpo, Einxhel merr vazhdimisht komente të shumta, madje edhe negative. Së fundmi, ajo ka vendosur t’i kthehet njërës prej ndjekësve përmes një postimi në Instastory. Ndër të tjera, moderatorja thotë se nuk dëshiron që fëmija i saj të ndjejë energjinë negative që i dhurojnë, por një ditë ajo do të flasë për të gjitha ato gra të cilat kanë vuajtur gjatë shtatzënisë së tyre.
Postimi i plotë:
“Hej, ti që nuk kontrollon dot ligësin brenda vetes e hedh vrerin e palumturisë tënde kundrejt dikujt që mbart një jetë të re brenda saj… Nëse stë dhimbset shqetësimi që i sjellë asaj sonte dhe nëse ske frik nga zemërimi i një nëne prej fjalëve që dëgjon nga goja atyre me zemër të zezë… Të paktën ki pakëz frikë nga Zoti sepse ai s’fal askënd që ia gjykon krijesën e vet! Ki frikë nga mirësitë dhe bekimet që po i heq vetes dhe të keqes që po rrethon vetveten!!! Mëshiro veten tënde edhe nëse ske mëshirë për ata që lëndon helmi gojës tënde!! Unë jam në udhën time…e atë që Zoti më ka shkruar e shtruar me ar të bardhë s’do mundet kurrë ta baltosë asnjë qenie mbi tokë… Veç vetes nëse zgjedh të sillem njejt si JU!! E.SH
Do flasë një ditë edhe për JU të shkretët edhe për çdo vuajtje që ka një vajzë/grua shqiptare gjatë shtatzënisë në këtë vend, ku as të jesh shtatzan spaska qen e lehtë… Por jo sot, jo tani, jo me fëmijën tim në bark se sdo lejoj kurrë që ai të ndjejë energjinë tuaj të zezë! Por një ditë kur trupi im të më përkas sërish mua dhe të më jetë rikthyer forca ime fizike do dëgjoni se çkam për të thënë!! E deri në atëherë…”