Dita e martë shënon një ngjarjet më historike të vendit tonë, ku liderët e Bashkimit Europian do të jenë në Tiranë në kuadër të Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, ku axhenda i është dedikuar zgjerimit dhe përballjes me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.
Ky është samiti i parë që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe sipas Këshillit Europian, “është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së”.
Nevoja për të qene protagonist nga të dyja palët?
Edhe pse axhenda e publikuar të hënën ka përcaktuar si tema kryesore të diskutimit përballjen e përbashkët me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, ku liderët europianë do të diskutojnë konkretisht se si të trajtohen efektet e tij negative në fushën e energjisë dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor, këto ditë është vënë re një nevojë protagonizmi nga të dyja palët politike në vendin tonë.
Nevoja për të qenë protagonist se kush do përfitojë më shumë politikisht nga ky samit, ku mund të vendoset e ardhmja e vendit, është lënë në plan të parë, Të dyja palër po mundohen që të marrin vëmendje.
Rama thuajse në çdo dalje publike e ka konsideruar këtë samiti si sukses të qeverisë së drejtuar nga vetë ai. Jo më larg sesa sot, Rama e ka quajtur ngjarje historike samitin e BE-së me vendet e rajonit që do të mbahet në Tiranë. Por ai shumë pak ka folur mbi diskutimin që do të mbahet në këtë samit.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai sot në “Facebook”.
Por nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes, opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pikërisht në ditën kur masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë, pasi në vizitë zyrtare do të jenë liderë si Macron, Scholz, Meloni apo Orban.
Edhe pse Policia e Shtetit në disa dalje publike i ka bërë thirrje opozitës që protestën e saj ta mbaj larg perimetrit të sigurisë, duket se këto thirrje janë injoruar nga Partia Demokratike, e cila është e vendosur që protestën ta zhvillojë para kryeministrisë.
Kreu i PD-së Sali Berisha, në një dalje për mediat nga selia blu, tha se opozita do t’i tregojë Europës se shqiptarët janë në betejë me armikun më të egër të votës shqiptare, Edi Rama. Po ashtu ai theksoi se Samiti është mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë.
Pra e gjithë vëmendja para Samitit është se kush do të ndjehet protagonist dhe se kush do të dalë më i përfituar politikisht, por po harrohet se për çfarë po vijnë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Kush do të marrë pjesë në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor?
Nesër (të martën) do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë ku pritet të marrin pjesë 27 liderë europiane.
Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka thënë ‘po’ Samitit në orërt e fundit dhe do të jetë nesër në Tiranë. Po ashru edhe vendet e tjera të rajonit do të jenë të pranishë,.
Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Kryeministri i Maltës, Robert Abel
Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez