Kujdes! Këto tre aplikacione po i vënë përdoruesit në rrezik

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar përdoruesit e telefonave Android për rrezikun e vjedhjes së të dhënave të ndjeshme. Ata zbuluan një dobësi serioze në tre aplikacione të njohura (që kanë mbi dy milionë shkarkime), të disponueshme në dyqanin zyrtar – Google Play Store.

Gabimet e gjetura të sistemit potencialisht u lejojnë hakerëve të aksesojnë pajisjet dhe për rrjedhojë të dhënat më të rëndësishme, si emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet. Aplikacionet e diskutueshme “shndërrojnë” telefonat Android në një tastierë/maus kompjuteri, që është një opsion shumë i dobishëm.

Hulumtimi i Synopsys zbuloi mekanizma të dobët të vërtetimit dhe dobësi në sistemet e komunikimit që ‘kriminelët’ kibernetikë mund t’i shfrytëzojnë dhe gjurmojnë goditjet e tasteve për të parë saktësisht se çfarë po shkruani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *