Nga Kruja e Korça në Tiranë, protesta e opozitës kundër Ramës bën bashkë demokratët e rretheve

Teksa protesta e thirrur nga opozita është afër startimit, shumë qytetarë janë duke u bashkuar në Tiranë.

Drejtues të degëve të PD-së në Krujë kanë raportuar se rreth 700 demokratë kanë mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e shkuar, duke u strehuar të familjarët dhe miqtë e tyre.

Gjithashtu edhe rreth 250 simpatizantë të PD-së janë nisur nga dega në Korçë. Për më tepër, 100 të tjerë janë nisur nga Devolli, 30 nga Pogradeci dhe 50 nga Maliqi.

Sakaq protesta pritet të fillojë në orën 12:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *