Akuzohej për përdhunimin e 2 nxënësve, mësuesja në Amerikë kryen vetëvrasje

Një ish mësuese në Alabama, në Amerikë, e cila ishte cilësuar si mësuesja e vitit, është gjendur e vetëvrarë me një armë gjahu në shtëpinë e saj në Hillsborough të shtunën e kaluar.

Leslie Gillespie, 44 vjeç, ishte arrestuar të enjten, pasi akuzohej për përdhunimin e dy nxënësve, të cilët ndiqnin shkollën e mesme ‘RA Hubbard’  dhe në kohën e pretenduar të abuzimit seksual ishin 15 dhe 16 vjeç, thekson gazeta Al.com.

Megjithëse raporti përfundimtar i autopsisë nuk është njoftuar ende, të gjitha indikacionet tregojnë se vdekja e 44-vjeçares ishte rezultat i vetëvrasjes. “Duket se është një plagë me armë zjarri e vetë-shkaktuar,” deklaroi mjeku ligjor i qarkut Lawrence, Scott Norwood. Gjithsesi priten ende rezultate e autopsisë.

/Burimi New York Post: përshtati nw shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *