Arsyet se pse fëmijët tuaj nuk duhet ta anashkalojnë vaktin e mëngjesit

Vendosja e rutinës së ngrënies së mëngjesit të shëndetshëm për fëmijët e tyre, për shumicën e prindërve është një sfidë. Jo rrallë fëmijët shfaqin dëshirën për ngrënie ushqimesh nutritive të varfra që janë të pasura me sheqer të rafinuar apo refuzojnë ngrënien e mëngjesit, ndërsa prindërit në mungesë kohe dhe durimi dorëzohen.

Ky është gabimi i parë që duhet përmirësuar, sepse mëngjesi i rregullt dhe i shëndetshëm do t’i sjellë përfitime fëmijës. Anashkalimi i këtij vakti çon në përqendrim të keq dhe në kujtesë të dobët, obezitet apo mesvakte të pashëndetshme.

Mëngjesi u jep fëmijëve energji e cila u nevojitet që të përballojnë ditën. Fëmijët të cilët hanë mëngjes të shëndetshëm do të jenë të ngopur dhe racionet e ardhshme do t’i hanë në sasi më të vogla. Pas një vakti të mirë dhe të shëndetshëm ata do të përqendrohen në lojë, në mësim, kujtesë dhe në zgjidhjen e problemeve, ndërsa uria nuk do t’i pengojë në kryerjen e detyrave të tyre.

Tregojini fëmijës tuaj se mëngjesi mund të jetë i shijshëm, argëtues dhe vakti më i rëndësishëm i ditës. Ju mund të flisni me fëmijën tuaj se pse është mirë të hahet mëngjes. Uluni me të në tryezë dhe hani së bashku. Vendoseni alarmin herët në mënyrë që t’i përkushtoheni përgatitjes së mëngjesit dhe që mëngjesi të shkojë pa probleme.

Mund të përgatisni edhe mëngjesin një natë më parë dhe në këtë mënyrë të kurseni kohë. Nëse fëmija juaj thotë se nuk është i uritur në mëngjes, gjeni një alternativë të shëndetshme për një vakt që fëmija juaj e pëlqen dhe do të jetë i lumtur ta hajë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *