Me pankarta në duar, me flamujt kombëtare dhe flamujt e BE-së në duar, protestuesit e opozitës kanë dalë këtë të martë në bulevard, pranë ministrisë së Brendshme, duke mbushur sheshet.
“Europë, na hidhni një jelek shpëtimi”, “Shqiptarët popull gomonesh, Edi Rama njeriu i charterave”, “Kongresi i Berlinit 1878 nuk njohu Shqipërinë, Samiti i Berlinit të na kërkojë falje”, “Pyetje, ku shkojnë fondet e BE” .
Këto janë disa nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit.