Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se zjarri ka rënë pas Gjykatës e cila ndodhet në rrugën “Myslym Shyri”.
Bëhet e ditur se zjarri ka rënë në një shtëpi dy katëshe të pabanuar.
Zjarrëfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i plotë e Policisë:
Tiranë/informacion paraprak
Më datë 01.06.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”, ka rënë zjarr në një banesë dy katëshe të pabanuar.
Shërbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/Priza.al/