“Të gjithë VIP-at shqiptarë ngacmojnë”/ Vajza e Sabianit flet për jetën private dhe ‘BBV’

Emri i vajzës së Sabianit, Keisi Medini, po qarkullon prej kohësh në rrjet, si një nga banoret e “Big Brother Vip”. Së fundmi, vetë ajo është pyetur rreth dyshimeve që qarkulluan, gjatë një interviste për “Top Arena.”

“Të pyesim më mirë babi Sabianin”- u përgjigj Keisi, referuar kështu deklaratës së Sabianit, i cili tha se “Keisi do të futet në Big Brother Vip”.

Përveç “Big Brother Vip”, Keisi nuk iu shpëtoi as pyetjeve në lidhje me jetën private. Kështu ajo konfirmoi se është beqare, ndërsa kur u pyet se “cili nga VIP-at shqiptarë e ka ngacmuar”, tha: “Të gjithë VIP-at ngacmojnë (qesh). Nuk kam një emër”.

Kujtojmë se ditët paraardhëse janë përfolur edhe Albi Nako, Kiara Tito apo dhe Jori Delli si konkurrentë të mundshëm të “Big Brother Vip 2”.

Më herët, gjatë një interviste Arbana Osmani tha se kasti këtë vit i BBV, do të ketë personazhe me karrierë aktive. Gjithashtu, ajo shtoi se ka konkurrencë të madhe dhe VIP-at kanë mjaft kohë të gjatë në skenë e jo vetëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *