Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dhunën fizike ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili u godit sot gjatë protestës me grusht nga një person.
Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, Basha thotë se dënon ashpërsisht dhunën ndaj Berishës, ndërsa kërkon që ngjarja të hetohet dhe të zbardhet plotësisht nga autoritetet përkatëse.
“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”, shkruan Basha.
Edhe Enkelejd Alibeaj ka reaguar për incidentin e Berishës. Ai kërkon zbardhje të menjëhershme të incidentitit, teksa thotë se organet përgjegjëse dhe kultura e dhunës duhen përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.
“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik. Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik”, shkruan Alibeaj në Twitter.
1/2. Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.
— Enkelejd Alibeaj (@enkelejdalibeaj) December 6, 2022
Oficerët e policisë do të rimarrin në pyetje Gerti Shehun, të riun që shtriu në tokë me grushte kreun e Partisë Demokratike ditën e sotme. Pas këtij akti, militantët kanë sulmuar Shehun. Ndërsa sipas detajeve të fundit rezulton se personi vuante nga kriza nervore, këtë detaj Berisha e ka quajtur si një manovër për të përfituar nga hapësirat ligjore për këtë kategori.
Burimi: ABC