Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë njoftoi se një avion luftarak MIG-21 u rrëzua gjatë një aktiviteti të planifikuar stërvitor në një zonë pyjore të pabanuar në qarkun Virovitica-Podravine, raporton Anadolu Agency (AA).
“Një
aeroplan MIG-21 i Forcave Ajrore Kroate u rrëzua gjatë një aktiviteti të planifikuar stërvitor të martën, më 6 dhjetor 2022 para orës 14:00 në zonën afër Sllatinës në qarkun Virovitica-Podravine. Janë marrë të gjitha masat dhe veprimet për gjetjen dhe shpëtimin e ekuipazhit”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Sipas informacioneve jozyrtare është vendosur kontakt me njërin nga dy pilotët e MIG-ut, ndërsa kërkimet për pilotin tjetër janë në vazhdim.