Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet e reja dhe asnjë humbje jete

6 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju
informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në Bashkitë:
17 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Delvinë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Durrës, Lushnje, Divjakë, Tepelenë, Pogradec, Berat.

Janë 182 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,565 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 6 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 42

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 532

Testime totale 2,011,216

Raste pozitive 332,341

Raste të shëruara 328,565

Raste Aktive 182

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 122

Vlorë 15

Gjirokastër 11

Fier 11

Berat. 8

Shkodër 5

Durrës. 4

Lezhë. 3

Elbasan. 2

Korçë. 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *