Goditja e Berishës/ Mediat e huaja jehonë sulmit ndaj kreut të PD-së, ja çfarë shkruajnë

Mediat e huaja kanë pasqyruar dhunën e ushtruar ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestën e opozitës. ‘Reuters’, ‘Washingon Post’, ‘Mail Times’, ‘Apnews’, ‘Abcnews’, ‘Todaynews’, ‘Newsbomb.gr’ i ka kushtuar një artikull dhunës së Berishës. Ata shkruajnë se Berisha ishte duke protestuar kundër Qeverisë Rama, në momentin që u dhunua nga një person i rastësishëm.

Reuters‘ shkruanUdhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull, ndërsa ai drejtonte një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestat antiqeveritare që po zhvillohen disa metra larg vendit të një samiti të BE-së. Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qytet të martën, ndërsa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ndërsa Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, ecte përpara mbështetësve të tij duke valëvitur flamujt shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Berisha kishte gjak në fytyrë, por më vonë duhej të fliste në tubim. Sulmuesi është rrahur nga mbështetësit e Berishës dhe është arrestuar nga policia. Berisha, një ish-president dhe kryeministër, është i ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar. Ai i mohon akuzat.

Newsbomb.gr‘ shkruan: Kreu i opozitës Sali Berisha u sulmua nga një kalimtar i cili e goditi me grusht në fytyrë gjatë një demonstrate antiqeveritare.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *