Sulmi ndaj Berishës, VOA: Shehu e goditi papritur, sipas ish-kryeministrit ishte agjent i policisë kriminale

OSBE deklaroi se “jemi të trishtuar për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë”.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dënoi sulmin fizik gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj deputetit Berisha, duke i cilësuar si akte të papranueshme, që bien ndesh me parimet e demokracisë. “Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen”, deklaroi zoti Begaj. Gjatë një konference shtypi në mbrëmje, drejtori i ri i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se incidenti i ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha ishte i paprecedent dhe i dënueshëm, por hodhi poshtë komentet e tij se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i policisë kriminale, dhe se u përdor për të kryer akt dhune ndaj tij.

“Gert Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit. Ai nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni. Dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të tij iu dha medias nga familjarët e tij”, tha zoti Rrumbullaku.

Marrë nga VOA

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *