Pse nuk i kujtojmë dot ëndrrat tona?

 

Edhe në ato ditë fatlume kur zgjoheni me kujtimin e ëndrrës që sillet ende nëpër mendjen tuaj, ka shumë të ngjarë që kjo të zgjasë vetëm një minutë edhe ky kujtim të zhduket. Nëse kjo gjë do të ndodhte gjatë ditës, të harruarit kaq shpejt të përvojave më të fundit, do t’iu nxiste me siguri të shkonit të vizitoheshit tek mjeku.

Megjithatë, të mos mbajturit mend të ëndrrave që shohim në gjumë është normale. Pse? “Ne kemi prirjen t`i harrojmë menjëherë ëndrrat, dhe ka të ngjarë që njerëzit që raportojnë rallëëndrrat që shohin, i harrojnë ato më lehtë”- thotë Tomas Andrilon, neuroshkencëtar në Universitetin Monash në Melbërn, Australi.

Në rast se nuk mbani mend asgjë, mund të jetë e vështirë të besohet se keni parë vërtet një ëndërr. Por studimet tregojnë vazhdimisht se edhe njerëzit që nuk kanë kujtuar një ëndërr të vetme ndër dekada apo edhe gjatë gjithë jetës së tyre, i kujtojnë ato nëse ata janë zgjuar në momentin e duhur, thotë Andrilon. Ndërsa nuk dihet plotësisht arsyeja e saktë, shkencëtarët kanë fituar disa njohuri mbi proceset e kujtesës gjatë gjumit, duke çuar në disa ide që mund të shpjegojnë harresën tonë të veçantë.

 

Ju jeni zgjuar, po hipokampusi juaj?

Sipas një studimi të vitit 2011 të botuar në revistën “Neuron”, kur flemë jo të gjitha rajonet e trurit ç’aktivizohen në të njëjtën kohë. Studiuesit kanë zbuluar se një nga rajonet e fundit që “fle” është hipokampusi, një strukturë e lakuar që ndodhet brenda çdo hemisfere të trurit, dhe që ka një rol shumë të rëndësishme për zhvendosjen e informacionit nga kujtesa afatshkurtër në atë afatgjatë.

Nëse hipokampusi është i fundit që bie në gjumë, ai mund të jetë edhe i fundit që do të zgjohet, thotë Andrilon. “Pra, ju mund të keni kujtesën e një ëndrre në kujtesën tuaj afatshkurtër, por duke qenë se hipokampusi nuk është ende plotësisht i zgjuar, truri juaj nuk është në gjendje që ta bartë gjithë atë kujtesë”- vijon më tej ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *