Publikohen pamjet e Gert Shehut para se të sulmonte kreun e opozitës Sali Berisha. Në pamje ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve, drejtohet për te selia e PD më pas te protesta në bulevard.
31-vjeçari depërton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës. Gert Shehu prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës.