Kultivimi i kanabisit në Krujë, Gjykata jep masën e sigurisë për 13 nga 19 të pandehurit

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë për 13 nga 19 të arrestuarit gjatë operacionit anti-drogë të zhvilluar pak ditë më parë në Krujë.

Mësohet se janë lënë në burg Dashamir Kullaj, Indrit Kullaj, Fetije Kullaj, Ferid Kullaj, Erlind Almeta dhe Erion Deliu. Ndërsa janë lënë nën masën ‘detyrim paraqitje’, Ervin Pericla dhe Flamur Halili.

Konkretisht gjykata Krujës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 6 të ndaluar, ndërsa për 5 të tjerë ‘arrest shtëpi’ si dhe ‘detyrim paraqitje’ për 2.

MASAT E DHËNA NGA GJYKATA

Fetije Kullaj, arrest me burg
Erion Deliu, arrest me burg
Musait Vathi, arrest shtepie
Dashamire Deliu, arrest shtepie
Sokol Kullaj, arrest shtepie
Refik Deliu, arrest shtepie
Ferid Kullaj, arrest me burg
Dashamir Kullaj, arrest me burg
Erlind Almeta, arrest me burg
Xhavid Kullaj, arrest shtepie
Indrit Kullaj, arrest me burg
Ervin Perlica, detyrim paraqitje
Flamur Halili, detyrim paraqitje

Aksioni i cili vijoi për dy ditë me radhë u ndoq në terren edhe nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në kërkim janë shpallur 24 persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për laboratorin e drogës dhe të parcelave me kanabis.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *