VIDEO/ E vërteta që fshihet pas shtëpive që kushtojnë 1 euro

Shtëpitë prej 1 euro në Mussomeli të Siçilisë dhe shumë fshatra të tjerë mund të duken si mundësia e jetës për adhuruesit e ëndrrës italiane. Qytetet e vogla romantike, me pamjet mahnitëse dhe ushqimin e mrekullueshëm. Çuditërisht, jo shumë italianë janë të interesuar në këtë ofertë. Por, pse ndodh kjo?

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të jetoja në Itali dhe kur dëgjova për projektin e shtëpive prej 1 euro, mendova se kjo ishte mundësia ime për tu zhvendosur në Itali. Tavani i shtëpisë ishte plot të çara. Nëse kjo shtëpi nuk do të dilte në treg me çmimin 1 euro, ajo do të ishte një tjetër banesë në Mussomeli që do të shembej”, tha një prej blerësve të shtëpisë në Mussomeli, Siçili.

Më shumë se 20 qytete në Itali po shesin shtëpi për 1 euro. Por, asnjë italian nuk është i interesuar në këtë ofertë. Por, pse ndodh kjo?

Kostoja e vërtetë e një shtëpie 1 euroshe

Toti Nigrelli, nënkryetari i bashkisë së Mussomeli-t tha se pojekti i shtëpive prej 1 euro nisi në vitin 2017, dhe që atëherë ai ka qenë shumë i suksesshëm.

“Ne kemi arritur të shesim mbi 170 shtëpi te të huajt”, tha Nigrelli. Projekti u prezantua fillimisht në vitin 2007 nga kritiku Vittorio Sgarbi, politikan i njohur për idetë e tij provokuese dhe për karakterin e vështirë. Qëllimi i projektit ishte popullimi i qytetit i cili u godit nga një tërmet në vitin 1968 dhe për të ndryshuar rëniën demografike të zonave rurale, të cilat humbën 2 milionë rezidentë në 15 vitet e fundit.

“Ne u përpoqëm të përmirësonim projektin. 30 vite më parë popullsia e Mussomeli-t ishte mbi 20,000 banorë. Tashmë, gjysma e popullsisë është larguar. Banorët janë larguar jashtë vendit, ose në veri të Italisë për mundësi më të mira punësimi duke i braktisur shtëpitë e tyre. Të afërmit kanë vendosur t’i japin ato falas dhe të mos paguajnë taksat e pronës”, tha më tej nënkryetari i bashkisë.

Nga ana tjetër, Danny McCubbin, pronar i një shtëpie 1 euroshe tha se fillimisht kishte mësuar për këtë projekt në një njoftim që kishte parë online. Një tjetër banor, Mark Kopun tha se kur kishte parë fillimisht ofertën i ishte dukur shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

“Që kur kam ardhur këtu, kam parë që është një vend shumë i bukur. Banorët këtu janë shumë mikpritës dhe të sjellshëm”, tha Tonia Brauer, rezidente në Mussomeli.

Por kostoja e vërtetë e këtyre shtëpive, e kalon shifrën e një euroje. Një blerës duhet të shpenzojë të paktën 4000 euro për aktin noterial dhe shpenzimet e agjensisë. Disa shtëpi janë në gjendje shumë të keqe dhe blerësit duhet t’i rinovojnë ato brenda 3 vitesh. Kostot variojnë nga 20.000-80.000 euro.

Disa nga shtëpitë kanë shumë nevojë për rinovim, prandaj shumica e italianëve preferojnë të blejnë në tregun e rregullt dhe të evitojnë rinovimet e shtrenjta. Pavarësisht se rinovimet kushtojnë, ato janë shumë argëtuese për disa njerëz. Projekti i shtëpive prej një euro mori dhe disa kritika. Disa besojnë se ai nuk mund të ripopullojë qytetet e braktisura./Përshtati:Priza.al/Burimi:BBC

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *