Ori Nebijaj e cila ka marrë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike deklaroi se nuk ishte e pranishme në protestën e djeshme, e organizuar nga kjo forcë politike.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Nebijaj u shpreh se nuk shkoi në protestë për shumë arsye.
“Jo, nuk ishte dje në protestë me thënë të drejtën, për shumë arsye. Unë jam gjithmonë pro protestave, kam qenë gjithmonë në protesta, nuk kam lënë protestë pa shkuar.
Edhe pse jo gjithmonë e kam postuar, kjo për shumë arsye, duke konsideruar edhe që ndonjëherë, kur ti je në media sidomos dhe je personazh publik, fakti që ti e di kur mund të përdoret edhe negativisht apo pozitivisht.
Isha shumë pro protestës së djeshme, madje do doja që të kishte qenë edhe më e madhe, me idenë që në fund të ditës nuk ka asgjë të keqe nëse bëhet një protestë që si mision të saj ka të bërtasë fort ato çfarë shqiptarët i shqetësojnë.
Të gjithë të jenë aty, edhe liderët që ishin dje për samitin. Nuk shoh asgjë të keqe këtu”, theksoi ajo.