Selinoja ose ndryshe bima magjike e shëndetit tonë përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si: kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj.
Tek selino, substanca me emrin polycetylene është përgjegjëse për lehtësimin e inflamacionit në rastin e artritit reumatoid dhe osteoartritin.
Kërcelli i gjatë i selinos ngjason me eshtrat dhe sipas studimeve selinoja është shumë efikase për shëndetin e kockave. Përmban shumë elemente ushqyese, mineraleve dhe vitaminave të cilat përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht shëndetin e eshtrave.
Gjithashtu përmban 23% silic i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave, nyjave, thonjve të fortë dhe flokëve.
Selinoja është e pasur gjithashtu me kalium i cili është shumë i rëndësishëm për eshtrat, duke përmirësuar shëndetin e tyre dhe duke parandaluar thyerjet. Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore.
Përfitimet më të mëdha ushqyese gjenden në selinon e freskët, apo në lëngun e sapo shtrydhur. Është mirë që ta përdorni në sallata dhe supa. Ndihmon në rastet e inflamacionit. Nëse keni inflamacion të mushkërive, astmës ose akne, konsumoni më shumë selino për trajtim të proceseve të inflamacionit.
Selinoja qetëson sistemin nervor
Kjo bimë është e pasur me magnez dhe vajra eterike që ndihmojnë për qetësim të sistemit nervor. Një selino para fjetjes ndihmon për gjumë më të mirë.
Rregullon vlerën e acideve në organizëm
Selinoja ka mjaft minerale që ndihmojnë në reduktimin e acidit në lukth. Përmban kripëra të mira. Kripa në selino është organike, natyrale dhe e domosdoshme për shëndetin tuaj.
E mirë për sytë
Një selino përmban deri në 10% të nevojave ditore të organizmit për vitaminë A, e cila është e domosdoshme për shikimin.
Selino kontrollon kolesterolin në gjak
Përbërësi i bimës, butilftalidi, i cili ia jep shijen specifike selinos, gjithashtu ndihmon edhe në redukton e sasisë së kolesterolit të keq. Ndërkohë kolesterolin e keq mund ta ulni duke përdorur yndyrna të shëndetshme si avokadot.
Yndyrnat e avokados përmbajnë disa fitokimikate që ndihmojnë për të ulur kolesterolin e keq LDL dhe të rrisë nivelin e HDLsë (lipoproteina me densitet të lartë) apo kolesteroli i mirë që ndihmon për pastrimin e kolesterolit të tepërt në trup.
Ul shtypjen e gjakut
Selinoja e papërpunuar, është dëshmuar shkencërisht, se ul shtypjen e gjakut. Pengon zhvillimin e qelizave kanceroze. Shumë studime kanë zbuluar që selinoja ndalon rritjen e qelizave malinje, veçanërisht të qelizave të kancerit të pankreasit. Studime të tjera pohojnë se parandalon dhe formimin e qelizave të kancerit të gjirit.