Ditën e sotme policia ka marrë një denoncim nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku thuhej se në adresën e saj elektronike, rreth orës 10:10 ka marr kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes.
Lajmin e bëri të ditur vetë Ministria për Punët e Brendshme në RMV, e cila tha se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Menjëherë janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të të punësuarve dhe në rrjedh e sipër janë aktivitetet anti-terroriste. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kujtojmë se më herët në SPB-Shkup është denoncuar për kërcënim me bombë në 9 shkolla të mesme në Shkup.