Getoar Aliu, i njohur nga të gjithë si Getinjo, prej dy ditësh tashmë është bërë pjesë e reality-show-t “Big Brother Vip Kosova”.
Ai ishte banori i parë që u fut në shtëpi, i ndjekur më pas nga 14 konkurrentë të tjerë. Përveç fansave të tij, Getinjo po merr mbështetje të madhe edhe nga vëllai i tij Mozzik, i cili nuk i ka kursyer postimet mbështetëse për vëllain e tij në rrjetet sociale.
Së fundmi, Mozzik ka treguar përmes një Instastory se ende nuk është mësuar me mungesën e Getinjos dhe komunikimit me të.
“Që tre herë e ka gjetur veten duke i shkruar në Whatsapp Getit”– shkruan Mozzik në një foto të postuar në Instagram.
Getinjo dhe Mozzik e kanë treguar shpesh raportin e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin, duke suportuar njëri-tjetrin në çdo hap. Getinjo e ka nisur karrierën në muzikë së bashku me vëllain e tij Mozzik dhe të dy janë mjaft të suksesshëm në fushën e hip hopit.