Mbrojtësi francez, i cili aktivizohet te skuadra e Liverpool, Ibrahima Konate ka folur ditën e sotme, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së çerek-finales kundër Anglisë.
Gjatë konferencës, Konate foli dhe për përballjen Walker-Mbappe, ku e cilësoi anglezin, si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Botë.
“Disa gabime në Bundesligë nuk janë të njëjta me ato në Angli. Të gjitha skuadrat, deri tek ato e vendit të fundit, janë të rrezikshme në Premier League. Dueli Walker-Mbappe? Është e vërtetë që ata janë dy lojtarë të mëdhenj. Ëalker është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë. Mezi pres të shoh betejën mes tij dhe Kylian Mbappé”,- është shprehur Konate.