Rabiot para supersfidës: Anglia dhe Franca kanë karakteristika të ngjashme, do jetë ndeshje e hapur

Francë-Angli është një nga çerekfinalet e Botërorit të Katarit. Në konferencën për shtyp, mesfushori i “Gjelave”, Adrien Rabiot ka thënë se do të përballen me njëra tjetrën dy skuadra me karakteristika të ngjashme.

“Është një ekip që ka të njëjtat karakteristika si ne, shumë i shpejtë në krahë në sulm, me mbrojtës të krahut që shtyjnë, mesfushorë që dinë të dalin para. Rice duket pak si Tchouameni. Nuk jam i sigurt se duhet t’i themi vetes se duhet të jemi të kujdesshëm. Edhe ata do të jenë shumë të kujdesshëm sepse kemi mundësi t’i vëmë në vështirësi. Është një lojë e hapur me dy skuadra që dinë të luftojnë” – Tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *