Kombëtarja Kuqezi ka përpara dy ndeshje miqësore mjaftë të rëndësishme, të cilat do të verifikojnë formën e saj përball skuadrave që do të ketë si kundërshtare në eliminatoret e Botërorit.
Sot Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Wells, ku të shtunën, datë 5 qershor, do të luajë ndaj vendasve në miqësore. Delegacioni kuqezi është akomoduar pas mesditës në hotelin ku do të qëndrojë në Kardif, ndërsa pasdite rreth orës 17:30 do të zhvillojë një seancë stërvitore të plotë.
Zyra e shtypit në FSHF-së, bën me dije se, trajnerit Edoardo Reja, do t’i mungojë një tjetër element i rëndësishëm për këto dy takime.
Mesfushori Odise Roshi, ka pësuar tërheqje muskulore gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë dhe i është nënshtruar menjëherë vizitave të specializuara mjekësore.
Duke parë gradën e dëmtimit, stafi mjekësor i Kombëtares, ka vendosur që lojtari të qëndrojë pushim dhe të mos jetë i gatshëm për dy miqësoret ndaj Wellsit dhe Republikës Çeke. Kësisoj, Roshi nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Wellsit.
/Priza.al/