Kreu i PD-së Sali Berisha i është drejtuar sot të rinjve duke bërë thirrje për revolucion.
Berisha: Jeni trashëgimtarë të një lëvizje e cila me një guxim epik u përball në vitet 90 me diktaturën staliniste më të egër, më çnjerëzore, më barbare që Europa kishte njohur në historinë e saj. me diktaturën komuniste e cila në kohën kur bashkëmoshaarët tuaj me në krye Azem Hajdarin mbushën sheshin dhe rrugët e Qytetit Studenti diktatura korrte dhe vriste me një barbari të pashoq bashkëmoshatarët e tjerë që niseshin për të arritur në botën e lirë, por mbeteshin në breshëritë e kallashnikovëve të rojeve të vdekjes në kufijtë e vendit. Megjithatë ata të rinj, ata studentë të udhëhequr po nga një i ri, i shndërruar në 24 orë në një hero i papërsëritshëm në një lider legjendar e gjunjëzuat diktaturën dhe diktatorin I imponuat atij vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe në një betejë të pashembullt në katwr anwt e vendit përmbysët me votën e lirë diktaturën komuniste në Shqipëri. Është kjo trashëgimi e juaja e cila do frymëzojë ju, shqiptarët në çdo kohë në betejën e tyre për liri dhe dinjitet. Është kjo trashëgimi e juaja e cila u fton ju sot me guxim e kurajë të ngriheni në lartësinë e idealeve tuaja fisnike, të bashkëmoshatarëve tuaj 30 vjet më parë. Kështu që sot fjala dhe kryefjala e kohës është vetëm një, revolucion, revolucion dhe vetëm revolucion. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, me deklarata, Shqipëria shpëtohet me revolucion, e shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, e shpëtojnë ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju të cilët janë të gatshëm të përballen ballë për ballë, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve.