Reperi i njohur Getinjo, prej disa ditësh është pjesë e shtëpisë së famshme “Big Brother VIP Kosova”. Ai ishte i pari që nisi lojën dhe së bashku me 14 personazhe të tjerë po garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. Gjatë kësaj kohe VIP-at kanë treguar histori të ndryshme nga jeta e tyre.
Së fundmi, ata po diskutonin për njerëzit që nuk duan të punojnë, teksa Getinjo zbuloi se dikur nga kushtet e këqija ekonomike ishte detyruar të punonte në ndërtim.
“Unë vetë kam punuar kamarier, shankist (menaxher), kam lyer, e kam kapur hilltin (punëtor ndërtimi) në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, u shpreh reperi.