Edhe pse ka disa kohë që është tërhequr nga bota e televizionit, Fjodora Fjora vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave rozë për stilin e jetës që ajo bën dhe së fundmi edhe për lidhjen e saj me dentistin dhe mjekun estetist, Robert Renxa. Ky i fundit ka bërë gjestin më romantik të mundshëm për Fjodorën, ai i ka propozuar moderatores martesë në mes të Tiranës.
Robert Renxa ka zgjedhur mënyrën më origjinale duke e ngritur Fjodorën në krah për të mos e ulur derisa ajo të thoshte ‘PO’.
Doktori shfaqet në mes të Tiranës dhe në krah mban gazetaren e njohur Fjodora Fjora. Përbri fotos të publikuar në mediat sociale ai shkruan: ‘Të na shohin të gjithë që jemi të dashuruar. Më do? Do martohesh me mua?’
Pasi i ka dhënë ‘PO’-në që kërkonte mjeku i zemrës së saj, Fjodora duket shume e dashuruar sa në një foto ka shkruar: ‘Aman se vdiqa unë për ty’
Fjodora Fjora ka një djalë 7 vjeç i cili quhet Alteos…