Reperi i njohur Stresi, është gjithnjë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij si dhe për projektet muzikore që publikon herë pas here.
Së fundmi, ai ka folur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” për lidhjen e tij që ka patur me Enxhi Kamenicën. Ai ka zbuluar se si ka shkuar lidhja me të, ku u ndal te koha kur ai ishte në burg si dhe zbuloi që pas daljes nga burgu, u nda me Enxhin.
“Mua më futën në burg një muaj se më kapën me një armë. Tani pasi më fusin mua në burg, ish-e dashura ime futet në Big Brother dhe unë e pashë atë nga burgu. U acarova aty. Pas këngës “Lambo” unë u lidha me të. Ia bënin “Uaa shiko Enxhin me Stresin. Pse kjo është lidhur me këtë rebelin? Por ajo më ka njohur mua në brendësi”,- shprehet reperi.
Rikujtojmë se, ai gjithashtu ka folur për ish-bashkëshorten e tij, Keisin.
“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Keisi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga “BBVK”.