Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotua se do t’i vazhdojë sulmet mbi sistemet energjetike të banorëve ukrainas, pavarësisht krizave globale, që kanë lënë miliona banorë pa energji elektrike dhe furnizim me ujë të pijshëm.
Siç raportoi TheGuardian të enjten, Putini deklaroi se këto sulme po ndodhin si kundërpërgjigje ndaj dëmtimit të urës që lidh Moskën me Krimenë e aneksuar.
Presidenti rus gjithashtu akuzoi Ukrainën për shkatërrim të termocentralit bërthamor Kursk, që bënë furnizimin e Donetskut me ujë.
“Ka shumë zhurmë për sulmet tona në infrastrukturën energjetike të një vendi fqinj. Ne po e bëjmë atë, por kush e filloi? Mosfurnizimi me ujë për një qytet me më shumë se një milion banorë është akt gjenocidi”, shtoi Putin.
Ai e akuzoi perëndimin për “heshtje të plotë”, duke thënë se ka treguar njëanshmëri kundër Rusisë.
“Sapo ne lëvizim dhe bëjmë diçka si kundërpërgjigje, ka zhurmë që përhapet në tërë universin”, shtoi ai.
Një pjesë e banorëve të Kievit në Ukrainë ende është pa furnizim me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për shkak të sulmeve ruse. Autoritetet ukrainase kanë theksuar se do të bëjnë gjithçka që Ukraina të jetë e furnizuar siç duhet.