Vendim urgjent për Shengenin, Komisioni Europian mblidhet javën tjetër për Bullgarinë e Rumaninë

Pas shpalljes së hyrjes së Kroacisë në zonën Shengen duke filluar nga 1 janari 2023, përpjekjet e Komisionit Evropian janë fokusuar në hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë.

“Jam i kënaqur që përpjekjet e Kroacisë janë njohur”, ka shkruar në Twitter nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, duke komentuar vendimet e marra në Këshillin e Punëve të Brendshme në lidhje me zgjerimin e zonës së lëvizjes së lirë. Më pas ai shtoi: “Sot është një ditë zhgënjimi për Rumaninë dhe Bullgarinë, por përpjekjet tona nuk do të ndalen me kaq. Udhëheqësit do të takohen javën tjetër. Ne duhet të gjejmë një rrugëdalje”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *