Presidenti i PSG ka folur për të ardhmen e Messit

Kontrata aktuale e Lionel Messit me PSG-në skadon në fund të sezonit. Në situatën aktuale, është mjaft e kuptueshme pse presidenti i klubit të Ligue 1, Nasser Al-Khelaifi duhet t’u përgjigjet pyetjeve për të ardhmen e Messit disa herë në javë. Këtë herë, funksionari ka folur për situatën e yllit argjentinas në një intervistë për Sky Sports.

“A mund të dëshirojë Messi të qëndrojë në PSG për një periudhë më të gjatë? Patjetër. Është shumë i lumtur, kjo shihet edhe nga paraqitjet për kombëtaren. Kur një futbollist është i pakënaqur, nuk luan shumë mirë, as për klubin, as për kombëtaren.

Ne ramë dakord që të ulemi në tavolinë pas Kupës së Botës. Por të dyja palët janë shumë të lumtura [me bashkëpunimin]”, tha Al-Khelaifi.

Kujtojmë se Lionel Messi u transferua te PSG vitin e kaluar.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *