Etiketat janë diçka që mund t’ju prishin gjithë gëzimin e blerjeve, pavarësisht se çfarë blini. Sa herë ju ka ndodhur që dëshironi të hiqni çmimin me çdo kusht dhe kjo mund të shkaktojë gërvishtje që zgjat përgjithmonë. Dhe nuk ka pse të jetë aq e ndërlikuar, të paktën kështu pretendon Lexi Byers.
Përdoruesja e TikTok-ut ka ndarë një video që është bërë virale. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ngjitni një copë shirit ngjitës në etiketë dhe më pas ta tërhiqni fort dhe…problemi u zgjidh.